Dimitar Kovaçevski është kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, pasi fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e brendshme në këtë parti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai fitoi mbi 37 mijë vota të anëtarëve që votuan në zgjedhjet e sotshme në LSDM. Jova Despotovski mori 3 mijë vota kurse Frosina Remenski u votua nga 2 mijë anëtarë.
Kovaçevski është kryetari i ri i LSDM-së dhe do jetë mandatari i qeverisë në Maqedoni. Ai e zëvendëson Zoran Zaev pasi i njejti u dorëhoq nga partia pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/
The post Kovaçevski është kryetari i ri i LSDM-së appeared first on Telegrafi.
Advertisement