Në Kuvend sot u realizua takimi i në mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në takim Kovaçevski dhe Mickoski ka dhënë disa propozime për tejkalimin e situatës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cila janë kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në.
Kovaçevski propozon që të shkohet në votim të ndryshimet kushtetuese në formë unanime për të vërtetuar orientimin pro-evropian
Të votohen ndryshimet kushtetuese dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit propozon që të futen në rend dite në Kuvend ndryshimet kushtetuese dhe kur të shihet se nuk ka shumicë të dyfishtë, të dështojë qeveria dhe të shkohet në zgjedhje./Telegrafi/
The post Kovaçevski dhe Mickoski me propozime për ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.