Kovaçevski: Deputetët votuan për të ardhmen europiane të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shprehu falënderim dhe përgëzim të madh për deputetët që sot në Kuvend votuan konkluzionet për propozimin evropian.

“Urime dhe falënderime të mëdha për deputetët që treguan sot kapacitetin e tyre demokratik, mbështetën konkluzionet për propozimin europian dhe votuan për të ardhmen europiane të vendit. Nuk ka patriotizëm më të madh se të përkrahësh prosperitetin e vendit dhe vendimet që janë me interesin më të lartë për shtetin dhe qytetarët. Më në fund, gjuha maqedonase do të ketë jehonë kudo në Evropë. Kështu e duan shtetin, me vendime të mençura dhe burrështetas!”, thuhet në postimin në profilin e kryeministrit Kovaçevski në Facebook.

Kujtojmë se kryeministri Kovaçevski gjatë fjalimit të tij në kuvend u shoqërua vazhdimisht me zhurmë nga partitë opozitare maqedonase, me vuvuzela dhe me goditje të tavolinave.

Advertisement

Kjo, pasi sipas tyre, sqarimi i kryeministrit ishte gënjeshtër dhe manipulim me opinionin rreth asaj se çfarë në të vërtetë përmban propozimi francez.

The post Kovaçevski: Deputetët votuan për të ardhmen europiane të vendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy