Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se çështja e hapur me Bullgarinë duhet të diskutohet në nivel bilateral, edhe pse akoma nuk ka mbërritur në Maqedoni asnjë dokument zyrtarë për atë të quhet propozim francez.
“Korniza e negociatave duhet të jetë dokument shumëpalësh, kurse çështjet bilaterale të zgjidhen në nivel bilateral”, ky është qëndrimi i kryeministrit Kovaçevski, i pyetur për propozimin francez.
Megjithatë, ai nuk komenton konkretisht dhe nuk është i saktë nëse propozimin do ta pranojnë nga Sofja.
Dokumenti që sot ka hyrë në Kuvendin e Bullgarisë i quajtur protokoll nuk ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Por Kovaçevski sqaron se kjo nuk është një marrëveshje e re me Bullgarinë, por protokolli përfshin atë që është bërë deri më tani dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm për përmbushjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.
Kryeministrja finlandeze, e cila sot ishte mysafire e homologut të saj maqedonas, pa mëdyshje e ka mbështetur që Maqedonia të jetë pjesë e familjes evropiane, por nuk ka treguar nëse e miratojnë propozimin francez.
Maqedonia i dha mbështetje të plotë Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, me apel që sa më shpejt të nisin negociatat e kërcimit me këto dy shtete.
The post Kovaçevski: Bullgaria nuk ka kërkesa të reja, ne do ta përmbushim marrëveshjen e fqinjësisë së mirë appeared first on Telegrafi.