Kovaçevski: As tani e as në të ardhmen nuk do të negociohet për identitetin dhe gjuhën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh se nuk do të bisedohet me Bullgarinë rreth gjuhës dhe identitetit maqedonas.

“Për momentin ekzistojnë vetëm dokumente pune që po këmbehen me Bullgarinë dhe do të publikohen kur do të vërtetohet korniza që paraqet zgjidhjen përfundimtare të kontestit”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se në negociatat, Maqedonia e Veriut ka ndërtuar qëndrimet e saja në kuvend që janë mbështetur nga të gjitha partitë politike dhe këto qëndrime janë të qarta edhe për qeverinë.

“Gjuha jonë është i shkruar në Kombet e Bashkuara dhe gjithashtu do të jetë edhe në dokumentet e BE-së”, u shpreh ai./Telegrafi/

Advertisement

The post Kovaçevski: As tani e as në të ardhmen nuk do të negociohet për identitetin dhe gjuhën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy