Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Price Aggeler, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Takimi, thonë nga atje, është në kuadër të dialogut të rregullt me ambasadoren amerikane për temat e përbashkëta të agjendës në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së kryeministrit Kovaçevski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar.
“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e padyshimtë për vendin tonë që ka marrë nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, në takimin e mbajtur më 9 maj në Uashington, veçanërisht në pritje të hapave të ardhshëm në procesin e integrimit evropian të vendit.
Reciprokisht u theksua përkushtimi për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve miqësore, dypalëshe dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si aleate në NATO, por edhe si dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta”, thuhet në deklaratë.
Ambasadori Aggeler, shtojnë nga atje, përcolli vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar lart vendimet e mëparshme të marra nga Qeveria në drejtim të sigurimit të një të ardhmeje të begatë në kuadër të BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/
The post Kovaçevski – Aggeler: Mbështetje nga SHBA-të për procesin e integrimit evropian të RMV-së appeared first on Telegrafi.