Korniza e vetme e negociatave evropiane për Republikën e Maqedonisë nuk do të largohet, sado që Victor Orban të ofrojë shërbimet e tij, thotë eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev nga PPE me rastin e ndarjes së Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE. .

Ai përkujtoi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari, dhe një pjesë e madhe e medias maqedonase “të OBRM-PDUKM-së është në duart e hungarezëve dhe nuk është aspak miqësore ndaj Bullgarisë dhe nuk ka frymën e fqinjësisë së mirë”.

Me rastin e propozimit të Victor Organit që vendi i tij të jetë ndërmjetës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, Kovaçev shtoi se nuk ka nevojë për këtë.

Sipas tij, teza kryesore e autoriteteve në Maqedoni është se “rruga e Republikës së Maqedonisë për në Evropë është e bllokuar nga Sofja, bullgarët janë të këqijtë dhe ata janë fajtorë për gjithçka”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçev: Nuk ka nevojë për ndërmjetës në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.