Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias shkruan për marrëdhëniet maqedono-bullgare dhe bllokadën e negociatave të Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një problem serioz ka lindur në rajonin tonë, për shkak të gërmimit shovinist të çështjes maqedonase nga nacionalistët radikalë nga Bullgaria,” shkroi ish-Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias në fillim të kolonës së tij për “Agjencinë e Pavarur të Lajmeve të Ballkanit”, dhe sqaron se “bëhet fjalë për të djathtët radikalë siç është ministri aktual i mbrojtjes dhe disa politikanë të tjerë bullgarë që duan të mbështesin fushatën e tyre zgjedhore dhe strategjitë e tyre personale”, informon korrespondentja e AIM-së nga Athina.

Në një kolonë të titulluar “Qëndrimi i Shovinizmit Bullgar në “Çështjen Maqedonase”, ish-Ministri i Jashtëm Grek shkruan për veton Bullgare, analizon dhe kritikon kërkesat dhe pozitat e Sofja, dhe komentet mbi pikëpamjet e disa djathtistëve dhe radikalëve të djathtë grekë.

Ai thekson se me Marrëveshjen e Prespës, Greqia shpëtoi nga problemi dhe sot “njerëzit e orientuar pro-turq në Bullgari mendojnë se ata kanë humbur një pjesë të” narrativës së tyre shoviniste “nga marrëveshja dhe” si bandit i dytë në rajon, vendosën dy parakushte të reja për kursin evropian të Maqedonisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kotzias shkruan se parakushti i parë është “Maqedonasit e Veriut duhet të pranojnë se janë Bullgarë” dhe komentoi se Bullgaria “nuk e kupton etnogjenezën, gjatë shekullit të 20-të, të një populli të ri sllav, sllavo-maqedonasve”.

Ai thotë se pavarësisht zhvillimeve historike dhe realitetit, “shovinistët bullgarë jetojnë jashtë kohës dhe hapësirës dhe në epokën e Internacionales Komuniste”./Telegrafi/

The post Kotzias: Bullgarët nuk e kuptojnë etnogjenezën e një populli të ri sllav, sllavo maqedonasit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";