Kostovski: LSDM mbështet protestat e iniciativës qytetare “Kush e ka radhën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM mbështet protestat e lëvizjes qytetare “Kush e ka radhën”, tha sot sekretari i LSDM-së, Martin Kostovski.

“LSDM i dëgjon, i kupton dhe i mbështet kërkesat e lëvizjes qytetare “Kush e ka radhën”. Mendoj se ato janë legjitime, të drejta dhe mes gjithash të nevojshme”, tha Kostovski.

Ai tha se këto nuk janë kërkesa vetë të iniciativës qytetare, por janë kërkesa të të gjithë qytetarëve.

Advertisement

“Këto janë gjeneratë e zëshme e cila shtron një pyetje thelbësore: a do të përgjigjet dikush për këto? Dhe po është koha të jepni përgjegjësi të plotë, jo selektive”, tha Kostovski.

Kostovski thotë se shpreson që qeveria dhe Prokuroria të pranojnë këto kërkesa për të cilat shumë të rinj po marshojnë nëpër rrugë./Telegrafi/

The post Kostovski: LSDM mbështet protestat e iniciativës qytetare “Kush e ka radhën” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy