Gjykata Kushtetuese sot shfuqizoi Balancuesin, mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të etnive në institucione publike.

Kryetari i kësaj gjykate, Darko Kostadinovski tha se janë gënjeshtra dhe manipulime konstatimet se janë shfuqizuar të drejtat e etnive, përcjell “TV21”.

“Gënjeshtër dhe manipulim është konstatimi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni, kjo nuk është e vërtet! Siç ishte manipulimi se Gjykata me veprimin e saj për këtë apo cilëndo lëndë tjetër, mund t’i prish marrëdhëniet politike, etnike, ose të jetë shkas për destabilizim. Të gjithë, përfshi edhe politikanët, duhet t’i respektojnë vendimet e gjykatës”, theksoi mes tjerash Kostadinovski.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kostadinovski: Shfuqizimi i balancuesit nuk cënon të drejtat e etnive appeared first on Telegrafi.