Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot votoi për formimin e Qeverisë teknike në të cilën ministrja e mëparshme e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska vazhdon ta udhëheq këtë dikaster.
Në faqen e saj zyrtare në Facebook, ajo i uron mandatin kryeministrit të sapozgjedhur Talat Xhaferi, si dhe ministrat dhe zëvendësministrat e rinj, duke theksuar se kjo përbërje e Qeverisë vazhdon të punojë në prioritetet dhe synimet e përcaktuara.
“Jam e sigurt se do të kemi zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe presidenciale, në kushte demokratike, në të cilat qytetarët do të vendosin që vendi të ecë përpara dhe të vazhdojë rrugën e tij pro-evropiane”, thotë Kostadinovska-Stojçevska.
Kostadinovska-Stojçevska shton se pjesëmarrja e të gjitha partive në Qeverinë teknike dhe bashkëpunimi i ndërsjellë është garanci se procesi zgjedhor do të organizohet me sukses me punë të përbashkët, që sipas saj është në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së shteti./Telegrafi/
The post Kostadinovska-Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të suksesshme, qeveria teknike është e gatshme ta bëjë të mundur appeared first on Telegrafi.