Kostadinovska-Stojçevska: Politikat e LSDM-së promovojnë të drejtat e grave, ne mbetemi aktive në luftën kundër dhunës gjinore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me anëtarët dhe aktivistet e Forumit të Grave të LSDM-së në Manastir, shpërndanë fletëpalosje me mesazhe dhe linja telefonike SOS në kuadër të Fushatës 16 ditore, aktivizim kundër dhunës gjinore përmes Shirok Sokakut dhe Tregut të Qytetit.

LSDM-ja me aktivitetet e saj edhe këtë vit po kontribuon në ngritjen e vetëdijes për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë e secilit individ në luftën kundër shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Kostadinovska-Stojçevska, duke theksuar se jo vetëm në këto 16 ditë, por 365 ditë të vitit LSDM mbetet e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave dhe eliminimin e çdo forme të sjelljes diskriminuese.

Në këtë drejtim, Kostadinovska-Stojçevska shtoi se politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja në vazhdimësi synojnë barazinë gjinore, mundësitë e barabarta, avancimin e të drejtave të grave, përmirësimin e standardit jetësor dhe zero tolerancë ndaj diskriminimit.

“Ne jemi duke e përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, e në mënyrë të veçantë të grave, duke pasur parasysh se gjysma e popullsisë që punojnë janë gra dhe ato dominojnë në mesin e përfituesve të pagës minimale. Janë krijuar masa dhe politika të veçanta që gratë të fillojnë biznesin e tyre, si dhe ndihma të pakthyeshme për gratë fermere. Kemi miratuar ndryshime ligjore me të cilat nënave u paguhet e drejta e ndihmës për fëmijë dhe e ndihmës arsimore për fëmijët. “Ne hapëm dhe mbështetëm 16 shërbime të reja për viktimat e dhunës me bazë gjinore, të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet planore në vend”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Advertisement

Fushata 16 ditore e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, të cilën Forumi i Gruas i LSDM-së e realizon me sloganin: “Dua të lëviz LIRË”. /Telegrafi/

The post Kostadinovska-Stojçevska: Politikat e LSDM-së promovojnë të drejtat e grave, ne mbetemi aktive në luftën kundër dhunës gjinore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy