Si deputet, gjegjësisht shef i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së, Kostadin Kostadinov, e përshëndeti vendimin e presidentit Joe Biden, i cili dje nënshkroi dekret për sanksione për individë dhe organizata në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e rrezikojnë sabilitetin e rajonit, ndërsa në dekret janë përfshirë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës.

Kostadinov tha se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës, janë arritje shtetërore, gjegjësisht pjesë e interesave shtetërore dhe kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto dy marrëveshje janë miratuar në Kuvendin e Maqedonisë dhe e garantojnë stabilitetin dhe përparimin e shtetit dhe të gjithë rajonit. Një nga garantuesit më të mirët për këto marrëveshje, është edhe partneri ynë strategjik – SHBA-të. Vendimi i presidenti i ShBA-së, Joe Biden dërgoi sinjal të qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësm se cilat janë interesat e tyre në këtë rajon dhe si ato do të mbrohen”, tha Kostadinov.

Sipas tij, qëndrimi i individëve në OBRM-PDUKM se kjo parti mbetet kundër Marrëveshjes së Prespës, do të thotë kthimi i shpinës qytetarëve, por gjithashtu, siç tha Kostadinovi, edhe ndaj mikut më të madh strategjik SHBA-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kostadinov: Vendimi i Biden është sinjal i qartë se cilat janë interesat e SHBA-së appeared first on Telegrafi.