Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencën e sotme për shtyp komentoi iniciativën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për interpelancë të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski.
Kostadinov pohon se shumica parlamentare është stabile, dhe se çfarëdo iniciative do të dështojë.
“Ne nuk mund ta shkurtojmë të drejtën procedurale të asnjë deputeti ose të grupeve parlamentare në suaza të Kuvendit. Ne jemi këtu për t`u përgjigjur rreth situatës në shumicën parlamentare, që është absolutisht stabile”, pohoi Kostadinov
The post Kostadinov: Shumica parlamentare është stabile appeared first on Telegrafi.
Advertisement