Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov thotë se “një pjesë e madhe e qytetarëve i respektuan ndalesat për lëvizje dhe orën policore gjatë kësaj fundjave, për OBRM-PDUKM-në këto ndalesa nuk vlejnë”.
Ai tha se sipas hapave të Hristijan Mickoskit, për të cilin nuk ekzistojnë ndalesa dhe protokolle ka epruar edhe zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së gjatë orës policore, përkatësisht në ora 22:00, në kundërshtim me gjitha ndalesat, vendos të kthehet nga Strumica pr në Shkup. Ai është ndaluar nga patrolla policore e cila i ka kërkuar leje për lëvizje”, tha Kostadinov.
Sipas tij, Arsovski ka reaguar ndaj policit i cili ka bërë punën e tij dhe puna, sipas Kostadinov, ka shkuar deri në atë masë kur Arsovski ka kërcënuar policët.
“Në vend që të fshihet pas rrjeteve sociale, Arsovski publikisht le të përgjigjet nëse ka pasur leje, atëherë kush ia ka dhënë lejen”, tha Kosdtainov.
Ai parashtroi pyetje hipotetike nëse OBRM-PDUKM ka dhënë leje për lëvizje për funksionarët e tyre ndërsa qytetarët respektojnë masat e ndalesës për lëvizje.
“Për çfarë angazhimi profesional flet Arsovskit në ditën diel në ora 22:00? Me kë është takuar, në çfarë takimi dhe nëse njerëzit me të cilët Arsovski është takuar kanë pasur leje”, tha Arsovski duke shtuar se kjo është e fytyra e vërtetë e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
The post Kostadinov pyet OBRM-PDUKM-në nëse jep leje për lëvizje appeared first on Telegrafi.