Me muaj gjithë opinioni po sheh sjelljen destruktive dhe të papërgjegjshme të OBRM-PDUKM-së këtu në Parlament. OBRM-PDUKM po e keqpërdorë situatën me deputetët e sëmur nga korona dhe me deputetët që janë në izolim, që t’i pengon gjithë proceset e rëndësishme dhe ligjet për qytetarët, akuzoi sot zëdhënësi i LSDM-së, Kosta Kostadinov.

“Sot nuk në një situatë të tillë nëse OBRM-PDUKM nuk kundërshtonte dhe nuk i bllokonte ndryshimet në Rregulloren për punë me të cilën kishte mundur të sigurohet punë nga distanca të deputetëve pozitivë me kovid ose të cilët janë në izolim”, potencoi Kostadinov, ndërsa shton se OBRM-PDUKM po bllokon gjithçka që është në interes të qytetarëve, se deputetët e tyre nuk hynë në sallë dhe nuk punojnë për qytetarët që i kanë votuar.

“Deri ku arrin destruktiviteti i tyre flet edhe fakti që sot nga OBRM-PDUKM paralajmëruan se do ta bllokojnë edhe seancën e nesërme në të cilën janë edhe kërkesat për interpelancë të dorëzuara pikërisht nga OBRM-PDUKM, si dhe informata në lidhje me gjendjen aktuale në shëndetësi, gjithashtu të parashtruar pikërisht nga OBRM-PDUKM”, tha Kostadinov.

The post Kostadinov: OBRM-PDUKM po bllokon gjithçka që është në interes të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";