Kryetari i Vallandovës dhe nënkryetari i LSDM-së, Pero Kostadinov në debatin me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski u shpreh se duket bukur kur OBRM-PDUKM kërkon konstruktivitet dhe dialog, dhe ndryshe veproni.
“Nuk duhet që përpjekjet për dialog të jenë deklarative dhe vetëm për pikë politike”, tha Kostadinov.
Sipas tij, politikanët janë zgjedhur në funksione për të treguar rezultate ndaj qytetarëve.
“Kur mendoni se një ligj i caktuar mund të sjell pikë politike ndaj partisë në pushtet, ju atëherë bllokoni. Ne mund të komunikojmë, por duhet të shohim në realitet veprimet tona”, tha Kostadinov./Telegrafi/
Advertisement
The post Kostadinov: Kur u duhen pikë politike OBRM-PDUKM kërkon dialog appeared first on Telegrafi.