Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) sot në konferencë për media i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Energjetikës që të marrin masa për faturat e larta që qytetarët i marrin për rrymë nga EVN.

Marjan Risteski nga KOSM, tha se çdo ditë pranojnë ankesa nga qytetarët që ankohen për faturat e larta dhe leximin e parakohshëm të njehsorëve nga zyrtarët e EVN-së.

“Grabitja e EVN-së duhet të ndalet. Ne po mendojmë se çfarë të bëjmë – nëse do të organizojmë protesta, nëse do të fillojmë të mbledhim nënshkrime për heqjen e licencës, do të shohim. Një faturë e printuar në një datë të vetme, të cilën përdoruesi e merr në fund të muajit dhe duhet të paguajë interes. Përgjigja e EVN-së është se fajin e ka postieri, jo ata”, tha Risteski.

Lidhur me kërkesën e sindikatave për rritje të pagës minimale, e cila duhet të harmonizohet në muajin mars, Risteski tha se pagat duhet të rriten sepse në të kundërtën punëtorët cilësorë do të largohen nga vendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KOSM: Qytetarët ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike, po mendojmë se si do të veprojmë tutje appeared first on Telegrafi.