Kos: Pres që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisionerja e re Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në një deklaratë për media menjëherë pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Evropian, pret që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, sepse, siç tha ajo, është diçka që Bashkimi Evropian është duke llogaritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është diçka në të cilën mbështetemi. Asgjë më pak, asgjë më shumë. Besoj se është e mundur dhe pas kësaj mund ta përshpejtojmë procesin realisht”, theksoi Kos.

E pyetur nëse pas kësaj mund të jepen garanci se nuk do të ketë bllokada të tjera, Kos tha se nuk është ajo që mund t’i përgjigjet asaj pyetjeje.

Për mënyrën se si mund të zgjidhet problemi me Bullgarinë, Kos tha se duhet të diskutohet sa më shumë.

Advertisement

“Të bisedojmë, sa më shumë, me Maqedoninë e Veriut dhe me Bullgarinë. Ne duhet të tregojmë se është në dorën tonë se si ta zgjidhim këtë problem dypalësh. Pa këtë dhe duke ndjekur vlerat evropiane, ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë atë që është më e mira për BE-në dhe sigurisht atë që është më e mira për Maqedoninë e Veriut”, tha Kos.

Ajo vlerësoi se zgjerimi sot është ndryshe nga pesë vjet më parë./Telegrafi/

The post Kos: Pres që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy