Korçok: Shpresoj që korniza negociuese për RMV-në të miratohet gjatë kryesimit portugez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i diplomacisë sllovake Ivan Korçok, i cili është për vizitë në vend, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani shfaqi shpresë se korniza negociuese e Maqedonisë së Veriut me BE-në do të miratohet gjatë kryesimit portugeze.

“Shpresoj se korniza juaj do të miratohet gjatë kryesimit portugez dh se të gjitha vendet-anëtare do të arrijnë konsensus për atë çështje”, tha Korçok.

Në lidhje me atë nëse pandemia do ta anulojë çështjen për kornizën negociuese të gjendet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për punë të përgjithshme, Korçok tha se nuk mundemi t’i lejojmë pandemisë të na ndalojë të punojmë për atë që mendojmë se është e rëndësishme për BE-në kur është në pyetje zgjerimi.

“Pandemia nuk duhet të na ndalë ta konfirmojmë kornizën negociuese permes së cilës e vlerësojmë përparimin e vendit, e asaj që e ka arritur, në kuptim të plotësimit të kushteve për anëtarësim”, theksoi Korçok, duke shtuar se Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë shumë, jemi afër asaj, por nevojitet konsensus.

Advertisement

Për shefin e diplomacisë sllovake qeverisja e së drejtës është kriter kyç . “Fillohet dhe përfundohet me qeverisje të së drejtës, ndërsa lufta kundër korrupsionit asnjëherë nuk ndalet, thotë shefi i diplomacisë sllovake.

“Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit në vitet e fundit. Nuk është e përkryer, por asnjëherë nuk do të tregojë se puna ka përfunduar pas kësaj çështje, por duhet të vazhdojë . Qeverisja e së drejtës është diçka dhe që e mban bashkë Bashkimin Evropian. Pa qeverisjen e së drejtës nuk ka prosperitet, nuk ka investime, nuk ka vende të reja pune, nuk ka besim në institucionet shtetërore, sepse atë që e bëni e bëni për veten, nga ana tjetër ky është kriter i rëndësishëm në hapin e ardhshëm në negociatat me BE-në”, nënvizoi Korçok.

Thotë se reformat që i bëjmë nuk janë për burokracinë në Bruksel, por për vetë qytetarët.

“Të bëhesh anëtare e BE-së është zgjedhje të menaxhoni në mënyrë adekuate me vendin dhe besoj se atë që ne e bëjmë në vendin tonë është ajo që e bën BE-ja – ne insistojmë në qeverisjen e së drejtës, në parime të caktuara dhe kjo është nga vlera e jashtëzakonshme. Nga interesi ynë është t’u mbështesim në rrugën drejt BE-së. Ne madje edhe nuk mund ta quajmë Ballkanin Perëndimor si fqinj, por është më shumë se ajo, nga kuptimi gjeografik. Është pjesë e bashkësisë e cila nuk do të jetë e kompletuar nëse nuk i ndani vlerat e njëjta dhe pastaj të bëheni anëtare e BE-së”, tha Korçok, duke e përshëndetur atë që vendi ka bërë viteve të fundit në parandalimin e rrjedhës së emigrimit, në luftën me krimin e organizuar dhe ajo, nënvizoi është një nga arsyet pse Sllovakia është mbështetës i fuqishëm në rrugën e vendit drejt BE-së.

Advertisement

The post Korçok: Shpresoj që korniza negociuese për RMV-në të miratohet gjatë kryesimit portugez appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy