MPB njofton se sot (01.10.2024), pas informatave të marra paraprake operative, zyrtarë policorë nga Departamenti për të huaj në qendrën rajonale për çështje kufitare, në bashkëpunim me inspektoratin e punës kanë kryer kontroll në një subjekt juridik në Shkup.
Gjatë kontrollit u gjetën shtatë shtetas turq, të cilët punonin në mënyrë të paligjshme në vend.
“Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Kisella Vodë dhe gjatë ditës në Gjykatën Themelore Shkup 1 kundër tyre do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për kundërvajtje të kryer nga Ligji për të huajt, në kundërshtim me nenin 23”, njoftojnë nga MPB.
The post Kontrolle në një subjekt juridik në Shkup, gjenden 7 shtetas turq që punonin pa leje në vend appeared first on Telegrafi.