Konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, gjatë fundjavës do të votohet Qeveria teknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, gjatë fundjavës do të votohet Qeveria teknike

Deputetët në Kuvendin e RMV-së konfirmuan dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kovaçevski dhe Xhaferi, siç theksoi nënkryetari parlamentar Goran Misovski, deklaruan se nuk do të sqarojnë dorëheqjet e tyre.

Deklarata për dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit u prit me duartrokitje nga shumica e deputetëve.

Advertisement
Lexo po ashtu
Jovan Mitreski zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Të dy kanë dorëzuar dje dorëheqjet si hyrje në zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar.

Advertisement

Pas konstatimit të dorëheqjeve të tyre, kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Jovan Mitrevski nga radhët e LSDM-së.

Ai u zgjodh me 64 vota “për” dhe 40 “kundër”.

Pas konstatimit të dorëheqjeve dhe zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, këtë fundjavë do të votohet edhe Qeveria teknike, kryeministër i së cilës do të jetë Talat Xhaferi./Telegrafi/

The post Konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, gjatë fundjavës do të votohet Qeveria teknike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy