Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot zyrtarët policor kanë ndërmarrë masa për zbulimin e personave që shesin mjete piroteknike.
Sipas raportit policor, në sheshin në Tetovë është arrestuar R.Sh (50) nga Tetova i cili është kapur duke shitur mjete piroteknike.
“Janë konfiskuar rreth 5000 copa piroteknike dhe pas dokumentimit të rastit, atij do t’i parashtrohet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se policia gjatë festave gati çdo ditë ka aksione të tilla për të parandaluar shitjen e mjeteve piroteknike që zakonisht kryhen gjatë festave të fundvitit./Telegrafi/
Advertisement
The post Konfiskohen rreth 5.000 mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.