Ajo që dikur ishte një pyetje dhe vetëm dëshirë, tani është një stacion i ri në qytet. Deri në prezantimin zyrtar të “qendrës së re” në qendër të qytetit të Shkupit, East Gate Mall dhe vizitorët i ndajnë vetëm javë. Është e afërt ngritja e perdes, e cila më në fund do të na zbulojë madhështinë për të cilën po flasim dhe mezi po e presim. Qyteti po përgatitet për qendrën e re moderne të vendosur në zemër të Shkupit, dhe do të na kujtojë ngazëllimin e vendit tonë të preferuar, do të na zbulojë stacione të reja ndalese.
Drejtuesit e East Gate Mall, zyrtarisht e paralajmëruan hapjen për në muajin e tetorit 2021, kohë kur jo vetëm një pjesë e qytetit, por i gjithë Shkupi do të shkëlqejë dhe do të ndjejë drithërimat e markave botërore të shopping-ut. Diçka e re, më moderne, më ndërkombëtare. Me 250 marka në katër kate, East Gate Mall na ofron të gjitha markat botërore përmes larmisë së ngjyrave, shijeve, kombinimeve të fuqishme, të rehatshme, të bukura dhe të freskëta. E garantuar dhe në shikim të parë do të dashuroheni me gamën e dyqaneve me sharm, të specializuara, markave, produkteve, argëtimit dhe shërbimeve. East Gate Mall sjell risi me një përzgjedhje të shkëlqyer të restoranteve dhe dyqaneve ushqimore, të cilat do të ofrojnë menu të mrekullueshme që do të kënaqin edhe ata perfeksionistë dhe gustatorë me shije të rafinuar.
Drejtori Ekzekutiv i “Skopje East Gate”, Igor Davkov, tha se kjo është një ditë e veçantë për kompaninë dhe Grupin “Balfin”, “përgjegjësin” kryesor për realizimin e këtij projekti botëror.
“Thjesht me shumë gëzim presim hapjen e East gate Mall. Ne e zgjerojmë tregun me oferta, shërbime të reja, ofrojmë cilësi të lartë, por me këtë vjen edhe një përgjegjësi e madhe. Ne sjellim larminë e tendencave botërore këtu në disa mijëra metra katrorë. Sfidat dhe pritjet janë të mëdha. Historia jonë është krijuar për të ofruar një përvojë të re në të cilën do të ktheheni vazhdimisht”, tha Davkov.
The post Konfirmohet: East Gate Mall hap dyert në tetor appeared first on Telegrafi.