Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 702 testime për coronavirus, ndërsa 127 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre, 67 janë nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 33 nga Shtipi, 10 nga Tetova, 5 nga Struga, 6 nga Ohri, 2 nga Koçani dhe 2 nga Probishtipi.
MSH informon se janë regjistruar edhe tre viktima: një nga Kumanova i moshës 70 vjeçare dhe dy nga Shkupi të moshës 62 dhe 78 vjeçare.
Ministria gjithashtu informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 7 pacientë të shëruar: 4 nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe 1 nga Gostivari.
Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar, ndërsa 156 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/
The post Konfirmohen edhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.