Tradicionalisht edhe këtë vit, në konferencën e tretë vjetore të „Ingram & Vendors Networking “ që u mbajt në Ohër, mbi 170 pjesëmarrës i përcaktuan tendencat më të reja në sektorin e TI-së, duke u fokusuar në tejkalimin e rreziqeve të sigurisë kibernetike, si dhe në avancimin e softuerëve dhe virtualizimin.

Ekspertët e mirënjohur të teknologjisë së TI-së i prezantuan rrjedhat e fundit në sferën e TI-së dhe shkëmbyen opinione me partnerët dhe studentët të cilët së shpejti do të bëhen pjesë e këtij grupi.

„Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që ky rrjetëzim po bëhet një ngjarje tradicionale me të cilën i japim drejtim mënyrës së modernizimit të sektorit të TI-së. Në 45 vjetët e kaluar, treguam dhe vërtetuam se për ne nuk ekziston sfidë e patejkalueshme dhe se dimë dhe mundim si për partnerët, ashtu edhe për klientët tanë të krijojmë shërbime që janë ideale për punën e tyre. Atë që dua ta premtoj, është ajo se „Ingram Mikro“ mbetet në përkushtimin për të ruajtur titullin „kompani udhëheqëse në industrinë e TI-së“. Kemi nderin që t’i përkushtohemi vazhdimisht veprimtarinë sonë“, theksoi drejtori i përgjithshëm për Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë i „Ingram Mikro“, Filip Siljanovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke i njohur zotimet e „Ingram Mikro-s“ dhe rëndësinë e kompanisë për ekonominë maqedonase dhe transformimin digjital, ministri për transformim digjital Stefan Andonovski, në këtë konferencë porositi se sektori privat është partneri strategjik i qëllimeve të projektuara për veprimtarinë e planifikuar të Ministrisë.

„Partneritetin që e ndërton Qeveria me qytetarët dhe veçanërisht me sektorin privat, është instrumenti kryesor nëse doni të ndërtoni një eko-sistem plotësisht funksional. Transformimi digjital i Maqedonisë duhet të inkurajohet nga aktivitetet e sektorit privat dhe atij publik. Vetëm përmes sinergjisë mund të arrijmë sukses të vërtetë në transformimin digjital“, tha Andonovski.

Vladimir Popoviq, drejtori ekzekutiv i „ Ingram Mikro-s “ për Evropën Juglindore, theksoi rëndësinë e forcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve me partnerët dhe klientët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Suksesi ynë bazohet në besim dhe mbështetje – shtyllat që janë bazat e marrëdhënieve afatgjata, në qasje dhe përkushtim të personalizuar të cilat
reflektohen në forcimin e partneriteteve tona nga viti në vit. Ingram Mikro ofron mbështetje gjithëpërfshirëse në katër fusha kryesore – logjistikë, marketing, teknike dhe financiare, me qëllim që të jemi të sigurt se partnerët tanë po përparojnë vazhdimisht”, tha Popoviq.

Slobodan Milidrag, ekspert i sigurisë kibernetike për zgjidhje në Ingram Mikro, theksoi se qasja e tyre është krijuar që të ndihmojë bizneset në mbrojtjen e të dhënave të tyre duke i përgatitur ato që të përballen me të gjitha sfidat në këtë fushe.mPetar Markota, inxhinier për siguri, bëri prezantimin e Check Point’s Harmony SASE, zgjidhen e parë hibride SASE në botë.

„Me përdorimin e cloud-it dhe punës nga largësia, modelet tradicionale të sigurisë hasën në sfida, andaj për një zgjidhje më të mirë e vumë në veprim Harmony SASE që ofron mbrojtje të plotë me shpejtësi dyfish më të madhe“, theksoi Petar Markota, inxhinier për siguri në Check Point, i cili njëherit fliste dhe për integrimin e parimeve të avancuara SD-WAN dhe Zero Trust teknologjinë që e përmirësojnë sigurinë dhe lidhjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoran Çoliq, ekspert për Staff Solutions, nga VMware by Broadcom, VMware Cloud Foundation 5.2 u ofron bizneseve fleksibilitet dhe efikasitet për menaxhimin e operacioneve në qendrat e tyre të të dhënave në mënyrë shumë më të thjeshtë.

„Ne i prezantojmë karakteristikat e përmirësuara, duke i përfshirë edhe zgjidhjet hibride për cloud, që u ofrojnë bizneseve siguri të përkryer dhe fleksibilitet. Këto novacione garantojnë se organizatat mund të mbrojnë dhe të udhëheqin me efikasitet të dhënat e tyre në botën e sotme digjitale që po zhvillohet shpejt“, prezantoi Nemanja Pejiq, inxhinier sistemi i Veeam-it.

Goce Jankulloski, menaxher në Dell, i bëri një vështrim fabrikës së tyre për inteligjencë artificiale, duke vënë në dukje se me të sigurojnë që përdoruesit e tyre të kenë fleksibilitet, siguri dhe efikasitet në çdo fazë të përdorimit të inteligjencës artificiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

„ Kompania jonë vazhdon të ofrojë mjete të llojllojshme që plotësojnë kërkesat në rritje e sipër të industrive siç janë, shitja me pakicë, kujdesi shëndetësor dhe logjistika. Me rrjetin global të partnerëve, përkushtohemi që të mbështesim transformimin digjital të ndërmarrjeve në mbarë botën”, përfundoi Nesha Vidoeviq, Inxhinier për shitje nga Zebra Technologies..

Hristo Georgiev, përfaqësues për shitje nga Lenovo, theksoi se kompania përkushtohet në ofrimin e zgjidhjeve moderne për qendrat e të dhënave që do t’u
mundësojnë bizneseve të arrijnë performancë dhe adaptueshmëri superiore.

„Misioni ynë si kompani është që t’i diktojmë ndryshimet, kështu që përmes Experience-First Network, ofrojmë zgjidhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe të automatizuara për WAN. Duke integruar platformat përmes inteligjencës artificiale, e transformojmë të ardhmen e rrjetëzimit, duke bërë që bizneset të lulëzojnë”, shtoi në fund Aleksandar Laketa, menaxher për shitje në Juniper Networks.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesëmarrësit e konferencës erdhën në përfundim se konferenca paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbimin e mendimeve dhe shkëmbimin e njohurive, që mundëson avancimin e karrierës në fushën e tyre.

Linku i konferencës

The post Konferenca e tretë e „Ingram & Vendors Networking “ i vuri themelet e standardeve më të reja të industrisë së TI-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";