LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Dy ditë më parë ka filluar sanimi i seksionit Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbapos. Komunikacioni në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme me shpejtësi maksimale 30 kilometra në orë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post Komunikacioni në RMV zhvillohet pandërprerë, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";