Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë shtetërore.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar.
Poashtu Qeveria solli protokoll për transit për shtetasit e huaj në territorin e Maqedonisë. Me këtë protokoll mundësohet transit vetëm përmes vendkalimeve kufitare: Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafëthanë, Bllacë dhe aerodrom Shkup. Transiti i këtyre personave nënkupton hyrje dhe dalje nga një vendkalim kufitar në një tjetër, me obligim se transiti do të bëhet përmes autostradës apo rrugës lokale dhe se do të realizohet brenda 5 orëve./Telegrafi/
The post Komunikacioni në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.