Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në disa akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë përmes grykave malore është e mundur paraqitja e shembjeve më të vogla, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Reshje të borës vërehen në Kodrën e Diellit, në Kriva Pallankë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë, Makedonski Brod, Shtip, Pavleshnic, Koçan, Smojmirovë, Demir Kapi dhe në kalimet malore Strazhë, Gjavatë dhe Bukovë.
NP Rrugët e Maqedonisë bën apel për vozitje të kujdesshme dhe përshtatjen e shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, siç informojnë, janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.
The post Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi appeared first on Telegrafi.