Komunikacioni në rrugët shtetërore të RMV-së zhvillohet pa ndërprerje.
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.
“LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, shtojnë nga aty.
The post Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.
Advertisement