Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore në rrugë. Dëborë e lehtë po bie në qafën malore të Gjavatos.
Në Pletvar ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 deri në 70 metra.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
The post Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.