Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
The post Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.
Advertisement