Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagësht. Për shkak të temperaturave të ulëta në mëngjes, është i mundur paraqitja e acarit.

Trafiku në rrugën ndërmjet fshatrave Rankovce dhe German është ndërprerë plotësisht, dhe në disa rrugë të tjera ekziston ndalesa për lëvizjes të kamionëve dhe autobusëve.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon këtë mëngjes se në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit është ende në fuqi ndalesa për automjete të rënda, në rrugën Mavrovë – Dibër ka ndalesë për qarkullimit të kamionëve me rimorkio, ndërsa në rrugën nga Dibër për në Strugë ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda.

LAMM rekomandon shpejtësinë e rregulluar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes, luginave, lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht u referohet seksioneve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komunikacioni në Maqedoni, ndalesë për qarkullim në disa rrugë appeared first on Telegrafi.