Komuna Qendër do të masë vëllimin e zërit në lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorë të Komunës Qendër në Shkup do të masin vëllimin e zërit në objektet hotelerike. Siç theksojnë nga komuna, Sektori për Çështje Inspektoriale ka marrë denoncime nga qytetarë.

“Gjatë periudhës së ardhshme, inspektorë të Komunës Qendër me pajisje për matjen e vëllimit të zëri, do të kontrollojnë lokalet hotelerike, posaçërisht ato lokale të cilët qytetarët i kanë denoncuar”, theksojnë nga Komuna Qendër.

Ata bëjnë u bëjnë thirrjeve kafeneve, restoranteve dhe objekteve tjera hoterike që t’i përmbahen muzikës shumë të zëshme, të respektojnë rregullat aktuale dhe të respektojnë ligjet për lejimin e vëllimit të zërit.

Nëse konstatohet tejkalim i nivelit të vëllimit, komuna do të shqiptojë dënime sipas./Telegrafi/

Advertisement

The post Komuna Qendër do të masë vëllimin e zërit në lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy