Komuna e Tetovës informon qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo javë do të fillojë të funksionojë linja e rregullt e transportit publik në drejtimin “Tetovë – Kodër e Diellit- Tetovë”.
Nga Komuna thonë se kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel.
“Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike”.
“Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Le t’i shijojmë së bashku bukuritë e Kodrës së Diellit. Jemi në shërbim të qytetarëve!”, thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/
The post Komuna e Tetovës: Transport publik çdo fundjavë për në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.