Këshilli i Komunës së Tetovës, me shumicë votash shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë pas situatës që u krijua nga reshjet e shiut.

Ky vendim ky që erdhi pas një seance të jashtëzakonshme që u mbajt gjatë së shtunës.

“Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti seancën e 34 të jashtëzakonshme ku Këshilltarët me shumicë votash miratuan disa pika kyçe dhe shumë të rëndësishme si: Propozim Vendimin për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me kriza në Komunën e Tetovës për vitin 2024, Propozim-Vlerësim mbi rrezikshmërinë e Komunës së Tetovës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera, Propozim-Plani për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësite natyrore dhe të tjera për vitin 2024, Propozim-Vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, Propozim-Vendim për ndryshim dhe plotësim të komisionit për vlerësimin e dëmeve dhe fatkeqësive elementare, Propozim-Vendim për verifikimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Komunës së Tetovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komuna e Tetovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë appeared first on Telegrafi.