Komuna e Tetovës përmes një njoftimi se duke avokuar për transparencë maksimale ndaj publikut është publikuar edhe Lista e të gjitha kontratave në vepër të lidhura me komunën për vitin 2021.

Sipas Komunës së Tetovës, bëhet fjalë për 812 kontrata në vepër që qeverisja e kaluar e komunës ka arritur të dakordohet me 812 persona.

“Persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga strukturat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ata shtojnë se kontratat mund t’i gjeni në ueb-faqen e komunës si dhe në faqen zyrtare në “Facebook“./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komuna e Tetovës publikon 812 kontratat në vepër të qeverisjes së kaluar: Disave do t’u kërkohet kthimi i parave appeared first on Telegrafi.