Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi, sot në konferencë për shtyp e ka akuzuar SPB Tetovë për pengesë të punës së kompanisë “Saubermacher”, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në qytet.

Durmishi akuzoi SPB Tetovë se bëjnë klasifikime politike dhe pengojnë pastrimin e qytetit dy ditë para festës së Bajramit.

“Policia e Tetovës çdo ditë po çon në kontroll teknik kamionët e kompanisë Saubermacher, vetëm për të penguar punën e kësaj ndërmarrje që bënë grumbullimin e mbeturinave në qytet dhe kjo ndodh 2 ditë para festës së Bajramit. Kjo tregon që tendenca e policisë është që të pengojë punën e komunës, e cila punon për të përmirësuar kushtet e qytetarëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kamionët e kompanisë janë të regjistruar konform ligjeve, mirëpo këto kontrolle bëhen nga policia vetëm ndaj kamionëve të kësaj ndërmarrje, pra kemi klasifikim politik. Pyesim SPB Tetovë me çfarë arsye bënë kontrolle të jashtëzakonshme ndaj kamionëve, kur ato kontrolle nuk bëhen për çdo ditë. Vetëm brenda 20 ditëve kamionët e kësaj ndërmarrje tre herë janë dërguar në kontroll teknik, duke u shqiptuar dënime prej 250 eurove e më lartë për një kamion”, tha Besar Durmishi.

Ai theksoi se do të vazhdojnë të punojnë që qyteti i Tetovës të jetë i pastër./Telegrafi/

 

The post Komuna e Tetovës: Policia pengon kompaninë “Saubermacher” në grumbullimin e mbeturinave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";