Komuna e Tetovës ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit për marrjen e kompetencave për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit në gjimnazin “Kirili Pejçinoviç”, nga ku thonë se kjo Ministri është vegël e Artan Grubit i cili është i gatshëm të bëj gjithçka, vetëm e vetëm t’u hakmerret qytetarëve të Tetovës për humbjen në zgjedhjet lokale.

Nga atje thonë se nga vet mënyra e kumtimit të këtij vendimi të cilin Komuna e Tetovës e ka marrë përmes gazetarëve, tregon seriozitetin dhe peshën e këtij pushteti të çoroditur, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila nuk e sheh të arsyeshme që në mënyrë zyrtare të komunikojë.

“Së pari njoftojmë opinion se vendimin për shkarkimin e ish drejtoreshës se gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka marrë në bazë të propozimit të këshillit të gjimnazit, ku ligji për arsim të mesëm e obligon kryetarin e komunës që në afat prej 15 ditëve të veproj sipas propozimit nga këshilli i shkollës, i njëjti ka vepruar në bazë të raportit të revizionit komunal ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës.

Ky vendim nuk ka se si të llogaritet ndryshe përveçse vazhdimësi e politikave hakmarrëse kundër qytetarëve të Tetovës, vetëm e vetëm se kjo komunë nuk menaxhohet nga pushteti qendrorë aktual.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ironi edhe më të madhe, ne jemi dëshmitarë ku vetëm para disa ditëve, patëm rastin qe të ndjekim video inçizimet se si vëllai i një kryetari të komunës, i cili hyn dhe pa fije turpi vjedh dokumentacionin nga dosja e shkollës për të fshehur keqpërdorimet e bëra, kurse MASH nuk pati asnjë reagim lidhur me këtë, por përkundrazi mbrojti keqpërdorimet dhe krimin”, thuhet në reagimin e Komunës së Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës pyesin Ministrin e Arsimit se a është i vetëdijshëm për këto veprime apo thjesht ia dërgojnë letrat qe t’i nënshkruaj dhe pranon urdhëratë nga shefi i tij A.G, i cili qartazi dallohet se është i gatshëm të bëj gjithçka, vetëm e vetëm t’u hakmerret qytetarëve të Tetovës për humbjen në zgjedhjet lokale.


MASH merr kompetencat në gjimnazin”Kiril Pejçinoviq” në Tetovë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komuna e Tetovës: Mënyra e publikimit të vendimit të Ministrisë së Arsimit tregon seriozitetin dhe peshën e kësaj qeverie të korruptuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";