Komuna e Tetovës përmes një komunikate publikoi listën e kontratave në vepër të lidhura me Komunën e Tetovës për muajin dhjetor të vitit 2021.
Sipas njoftimit të komunës, gjithsej janë 8 kontrata vullnetare me nga 10 denarë. Këto persona janë pjesë e kabinetit të kryetarit aktual.
“Komuna e Tetovës, duke u avokuar për transparencë maksimale ndaj publikut, publikon listën e kontratave në vepër të lidhura me Komunën e Tetovës për muajin dhjetor të vitit 2021. Gjithsej janë 8 kontrata vullnetare me nga 10 denarë. Këto persona janë pjesë e kabinetit të kryetarit aktual”, thonë nga komuna.
Ata shtojnë se ky trend i transparencës për publikimin e gjitha kontratave në vepër do të vazhdojë çdo 3 muaj.
Kujtojmë se javën e kaluar, Komuna e Tetovës publikoi kontratat e vitit 2021 të udhëheqjes së kaluar, ndërsa kryetari Kasami në lidhje me këto kontrata dje u shpreh se ata që nuk kanë punuar duhet t’i kthejnë paratë ose do të shkohet në mënyrë ligjore./Telegrafi/
The post Komuna e Tetovës me 10 denarë i paguan punonjësit në kabinetin e Bilall Kasamit appeared first on Telegrafi.