Komuna e Tetovës është komuna me më së shumti borxhe nga komunat tjera. Në storien hulumtuese në kuadër të projektit “Bashkërisht në luftën kundër korrupsionit”, që financohet dhe mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, theksohet se Tetova, bashkërisht me Komunën e Ohrit dhe Komunën e Karposhit janë në krye të listës me më së shumti borxhe.

Kjo vërtetohet me listën më të re të publikuar që e publikon Ministria e Financave nga ku thotë se deri në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, borxhi në Komunën e Tetovës në shtator ka qenë 9.4 milionë euro.

Komuna e Tetovës vërteton se xhirollogaria e tyre ndonjëherë është e bllokuar por, siç thonë ajo, kjo ndodh për një periudhë të shkurtër dhe me hyrjen e mjeteve financiare menjëherë debllokohet.

Gjithashtu mund të shihet se për tre muaj, përkatësisht nga qershori deri në shtator, Komuna e Tetovës ka marrë borxh prej 1.4 milionë euro. Në vendin e dytë ndodhet Komuna e Ohrit me 6.7 milionë euro, ndërsa Komuna e Karposhit ka borxh në vlerë prej 5.2 milionë euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, edhe te shumica e komunave në vend gjendja nuk është më e mirë.

“Madje 70 nga gjithsej 80 komuna në vend kanë paraqitur detyrime të papaguara për arsye të ndryshme. Kjo do të thotë se 87.5 për qind e komunave ballafaqohen me probleme financiare”, thuhet në këtë hulumtim./Telegrafi/

The post Komuna e Tetovës është komuna me më së shumti borxhe në vend, gjithsej 9.4 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";