Komuna e Tetovës informon se në bazë të të dhënave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ajri nuk është i ndotur deri në atë masë që të jetë i dëmshëm.

Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që kjo situatë të tejkalohet pa krijuar panik.

“Edhe pse sot në qytetin tonë kundërmon erë shumë e keqe për shkak të zjarrit të djeshëm në një fabrikë për materiale izoluese, duam të njoftojmë qytetarët se sipas rezultateve zyrtare të shpallura rregullisht nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit Hapësinor, fatmirësisht ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm”.

“Ju kishim apeluar që këtë situatë ta kalojmë së bashku pa krijuar ndonjë panik.
Cilësinë e ajrit mund ta shihni edhe tek faqja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në linkun si në vijim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, dje për shkak të ndotjes së ajrit që u shkaktua nga zjarri, me vendim të Komunës së Tetovës, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme u liruan nga procesi edukativo-arsimor./Telegrafi/

 

The post Komuna e Tetovës: Ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";