
Këshilli i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar Vendim për akordimin e mjeteve financiare për qytetarët e prekur nga aksidenti tragjik i shkaktuar nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.
“Mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit Medat Kurtovski, në të cilën këshilltarët unanimisht kanë miratuar vendim për miratimin e mjeteve financiare në shumë prej 500 mijë denarëve, të cilat do të paguhen nga buxheti i komunës”, njoftojnë nga komuna.
Seanca e udhëhequr nga Teuta Mirto, mjeke në Qendrën shëndetësore “Ruse Boshkovski” në Rostushë, filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat.
The post Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka akorduar 500 mijë denarë për të pësuarit në Koçan appeared first on Telegrafi.