Sipas rezultateve të publikuara të autoriteteve shëndetësore, dje në Kërçovë janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19. Komuna apelon në masa shtesë dhe në respektimin e udhëzimeve për mbrojtje nga coronavirusi.

“Nga informacionet e grumbulluara nga Shtabi i Krizës, personat e infektuar janë në izolim të plotë, njëri është në Shkup, ndërsa të tjerët në Manastir. Kundër tyre janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse”.

“Ndërkohë, teste u janë bërë familjarëve të cilët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me personat e prekur nga koronavirusi, me shpresë se rezultatet e tyre do të jenë negativë”, theksoi Emin Nasufi nga Komuna e Kërçovës.

Lidhur me gjendjen, nga komuna u bëjnë apel qytetarëve në masa shtesë, duke i respektuar udhëzimet për mbrojtje nga koronavirusi, të mbajnë distancë fizike, vazhdimisht t’i lajnë duart dhe të mbajnë maska mbrojtëse./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komuna e Kërçovës me apel për respektimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.