Pas publikimit të rezultateve të sotme nga Ministria e Shëndetësisë ku në Kërçovë, janë regjistruar gjashtë raste të reja të të infektuarve me koronavirus, Shtabi i krizës në Komunën e Kërçovës, pas seancës së kryesuar nga kryetari Fatmir Dehari, doli me komunikatë në të cilën apeloi deri te qytetarët që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19.

Ministria e Shëndetësisë sot i publikoi rezultatet e reja të pacientëve me KOVID-19. Në Qytetin e Kërçovës, janë identifikuar gjashtë raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 16, nga të cilët 12 janë aktiv dhe tre janë shëruar. Gjendja e personave të prekur nga koronavirusi është e qëndrueshme dhe pa komplikime simptomatike, thuhet në komunikatën e Shtabit të krizave të Komunës së Kërçovës.

Sipas informacionit zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik në Manastir, grupi i infeksionit është i njohur dhe po merren të gjitha masat për të izoluar përhapjen e virusit.

The post Komuna e Kërçovës apelon që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";