Vetëqeverisja lokale e Gostivarit planifikon të shesë parcela ndërtimi për ndërtimin e ndërtesa të banimit dhe shtëpi në disa lokacione atraktive në qytet. Bëhet fjalë për parcelë ndërtimi në pronësi të shtetit me sipërfaqe prej rreth gjashtë mijë e gjysmë metër katrorë (6.500 m2).

Nga sektori i urbanizmit për MIA-n dhanë sqarim se bëhet fjalë për njëmbëdhjetë parcela në qytet dhe dy në atarin e fshatit Zdunjë. Me planet aktuale urbane në këto parcela mund të ndërtohen nëntë shtëpi dhe katër objekte për banim kolektiv.

“Bëhet fjalë për parcela të detektuara më parë dhe ato i vendosëm në ‘Propozim program për punë në fushën në dispozicion me tokë ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Komunës së
Gostivarit për vitin 2020′”. Nëse propozimi kalon në seancën e nesërme të këshillit të komunës, presim që deri në fund të vitit të mbahet ankand përmes ankandit elektronik. Detyrimi i investuesve është të fillojnë me ndërtim më së
voni dy vjet nga marrja e pronësisë dhe lejeve për ndërtim”, thotë Sefedin Bilali, udhëheqës i sektorit për urbanizëm.

Bilali për vlerën e tokës sqaron se çmimi fillestar për parcelat për ndërtesat individuale për një euro për metër katror, ndërsa për ato kolektive prej 20 deri në 25 euro varësisht nga zona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parcelat, veçanërisht ato të parapara për ndërtim të objekteve për banim kolektiv ndodhen në lokacione atraktive dhe pritet ta tërheqin vëmendjen e ndërtuesve dhe investuesve. Në ankandet paraprake çmimi për një metër
katror ka arritur 130 euro. Njëra parcelë ndodhet në afërsi të stacionit të autobusëve, ndërsa tre të tjerat janë në bllokun 17, mbi spitalin e përgjithshëm drejtpërdrejt bregut të Vardarit.

Nëse arrihen shumat nga ankandet e fundit, në arkën e qytetit dihet të derdhen mbi 600 mijë euro.

Kush do të ndërtojë dhe kush do të jetë pronar i parcelave të reja do të dihet deri në fund të vitit. Që të realizohet e planifikuara në propozim programin kjo duhet të marrë “dritë të gjelbër” nga këshilli komunal i cili nesër do të mbajë seancë.

The post Komuna e Gostivarit planifikon të shesë mbi gjysmë hektar tokë ndërtimore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";