Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, Komuna e Gostivarit ka miratuar sot një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve të tragjedisë në Koçan, thuhet në njoftimin e Komunës.

Vendimi u mor në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të 59 jetëve të humbura në zjarrin tragjik të 16 marsit.

“Tragjedia e Koçanit është një plagë e madhe, por edhe një sfidë që na udhëzon të jemi më të bashkuar. Falënderoj Këshillin e Komunës që përkrahu propozimin tim për të kontribuar me 1 milion denarë për familjet e të prekurve.

Dhimbja e tyre është çdo ditë në zemrat tona…”, shprehet Valbon Limani./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komuna e Gostivarit ndan 1 milion denarë për tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.