Komuna e Gostivarit njofton se ka paraparë ndarjen e 6.000 denarëve për çdo fëmijë të posa lindur në Gostivar.
“Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, www.gostivari.gov.mk ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës, letërnjoftimi i babës dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe numri i kontaktit.
Kjo masë erdhi me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, ndërsa u votua në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Gostivarit.
Kjo mbështetje financiare për familjet e porsalindura mund të lehtësojë disi shpenzimet fillestare dhe tregon përkushtimin e komunës ndaj politikës sociale dhe familjeve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit./Telegrafi/
The post Komuna e Gostivarit hap aplikimet online për mbështetjen financiare prej 6000 den për fëmijët e posa lindur appeared first on Telegrafi.