
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot ka dorëzuar propozim-vendim për dhënien e ndihmës financiare për familjet e viktimave të aksidentit të trafikut që ndodhi në Bullgari.
Sipas informacioneve nga komuna, kryetari i komunës ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës në Këshillin Komunal.
“Në këto momente të vështira zie në Republikën e Maqedonisë, solidariteti dhe humanizmi duhet të jenë udhërrëfyes për të gjithë ne. Për këtë qëllim, sot në mëngjes i kam dorëzuar një kërkesë kryetares së Këshillit të Komunës së Gazi Babës, Diana Ilievska, që të mbahet seanca e Këshillit, në të cilën propozoj vendim për dhënien e ndihmës financiare për familjet e viktimave të aksidenteve të trafikut në Bullgari”, tha kryetari Stefkovski.
Gazi Baba me këtë vendim do t’i bashkohet aksionit humanitar të organizuar nga Kryqi i Kuq për ndihmë financiare për familjet e viktimave.
The post Komuna e Gazi Babës do të dhurojë mjete për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari appeared first on Telegrafi.