Komprometoi autoritetet malazeze, Branko Azeski nuk është më konsull nderi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi e revokoi konsullin e nderit në Shkup, Branko Azeski.

Qeveria e sqaroi këtë hap me deklaratën se ambasadori i revokuar ka tentuar t’i zhvlerësojë dhe komprometojë autoritetet në Mal të Zi duke prezantuar vërejtjet dhe parashikime e tij personale lidhur me punën e Qeverisë, kumtoi gazeta Dan.

Siç ceket, vendimi për revokim është sjellë në mbledhjen e fundit të qeverisë malazeze.

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ardhur deri tek njohuritë se Azeski, gjatë ushtrimit të detyrës konsull nderi, e ka shfrytëzuar çdo mundësi për të shprehur dyshim për imazhin e Malit të Zi dhe për kredibilitetin e trupave të saj.

Advertisement

Gjithashtu, u sqarua se organet e sigurisë posaçërisht i kanë vërejtur bisedat e Azeskit me biznesmenë të shquar të sferave të ndryshme, me ç’rast ai ka tentuar, siç ceket, t’i zhvlerësojë dhe komprometojë autoritetet më të larta në Mal të Zi, duke i prezantuar vërejtjet dhe parashikimet e tij personale lidhur me punën e Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas të dhënave zyrtare, Azeski është konsull nderi i Malit të Zi në Shkup prej vitit 2016.

The post Komprometoi autoritetet malazeze, Branko Azeski nuk është më konsull nderi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy